Lajme
Detaje të reja nga vrasja në Zllakuqan të Klinës, arrestohen tre persona
Demokracia
19:59 | 15 Prill 2022

Share:

Një person është vrarë para pak orësh në Zllakuqan të Klinës.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se lidhur me rastin janë arrestuar 3 të dyshuar, ndërsa vdekja e viktimës është konfirmuar nga mjeku kujdestar në Spitalin e Pejës,

“18:20 policia është njoftuar se në fshatin Zllakuqan një person është plagosur. Viktima me autoambulancë është dërguar për në spitalin ne Pejë. Mjeku kujdestar e ka konfirmu vdekjen e viktimës. Policia menjëherë ka arrit që t’i arrestojë 3 persona që dyshohet se janë të involvuar për rastin”, ka thënë Gashi. /Demokracia.com/

Të ngjashme