Lajme
Detaje të reja nga incidenti në Strellc, dy persona u goditën nga vetura
Demokracia
13:43 | 07 Maj 2025

Share:

Dy persona kanë marrë lëndime trupore në Strellc të Deçanit, si pasojë e goditjes nga vetura.

Ngjarja ndodhi pas dy persona ishin përleshur më herët pas një mosmarrëveshje në një lokal aty.

Pasi këta të dy dolën nga lokali, një person tjetër e ka marrë veturën dhe i ka goditur dy personat që ishin përleshur më herët.

I njëjti ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe është në kërkim të policisë.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve lëndimet i kanë të lehta.

Ende nuk dihet motivi i krejt kësaj ngjarje që ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

Rasti është konfirmuar për Klankosova.tv më herët edhe nga policia, përmes zëdhënësit rajonal Fadil Gashi.

Të ngjashme