Lajme
Detaje të reja nga aksioni i së mërkurës në Ministrinë e Bujqësisë
Demokracia
09:24 | 25 Shkurt 2021

Share:

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për aksionin e së mërkurës që ka organizuar në Agjencinë e Zhvillimit të Bujqësisë, ku rezultoi me 12 të arrestuar dhe mbi 400 mijë euro të sekuestruara.

Policia e Kosovës gjatë së mërkurës ka realizuar operacionin “Subvencioni 2021”, në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, saktësisht në Agjencinë për Zhvillim të Bujqësisë, aksion ky që rezultoi me 12 të arrestuar dhe mbi 400 mijë euro të sekuestruara, raporton Demokracia.com.

Në raportin ditor, Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për këtë aksion.

Sipas njoftimit, aksioni është kryer në lokacione të ndryshme dhe janë konfiskuar 433 mijë e 160 euro, tetë vetura, 15 telefonë, një kompjuterë, pesë armë, një USB dhe një vulë.

Po ashtu, sipas policisë janë sekuestruar edhe para të tjera si dollarë, franga si dhe lira turke.

Gjithashtu, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njëri prej të arrestuarve është liruar në procedurë të rregullt.

“Me urdhër të prokurorit njëmbëdhjetë zyrtarët e arrestuar janë dërguar në mbajtjes 48 orë ndërsa njëri nga ta është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës, pa ndërhyrje:

KEQPËRDORIM I POZITËS ZYRTARE & MARRJE/DHËNJE RYSHFETI

Prishtinë, Istog, Gjilan, Lipjan 18.02.2021 – 13:00. Me 24.02.2021 hetuesit policor nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, gjatë një aksioni “Subvensioni 2021” kanë arrestuar 12 (dymbëdhjetë) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur. Në bazë të provave janë bërë bastisje në disa zyre dhe vendbanime të personave ku janë konfiskuar:  433,160.00 (katërqind e tridhjetë e tre mijë e njëqind e gjashtëdhjetë) euro, 600 (gjashtëqind) dollar, 200 (dyqind) franga, 275 (dyqind e shtatëdhjetë e pesë) lira turke, 15 (pesëmbëdhjetë) telefona,  8 (tetë) vetura, 1 (një) kompjuter, 5 (pesë) armë, 1 (një) USB dhe 1 (një) vulë. Me urdhër të prokurorit njëmbëdhjetë zyrtarët e arrestuar janë dërguar në mbajtjes 48 orë ndërsa njëri nga ta është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar. /Demokracia.com/

Të ngjashme