Lajme
DETAJE TË REJA| Dy të lënduar dhe një i arrestuar nga therja me thikë në Matiçan
Demokracia
18:52 | 05 Korrik 2022

Share:

Në Matiçan janë përleshur me thikë disa persona para pak minutash.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 në rrugën “Muharrem Fejza”.

Sipas tij, në lidhje me këtë rast një person është shoqëruar në stacion policor, përderisa dy persona kanë marrë lëndime trupore.

“Menjëherë pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga të dhënat e   para dyshohet për dy persona të lënduar nga mjeti i mprehtë ( thikë) të cilëve u është ofruar trajtimi mjekësor.  Një i dyshuar  që dyshohet të jetë i implikuar në rast, është shoqëruar për në stacionin policor”, ka treguar Borovci për Demokracia.com.

Ai ka thënë se policia tashmë ka nisur një hetim për këtë rast me qëllim të sqarimit të të gjitha rrethanave. /Demokracia.com/

LEXO EDHE: 

LAJMI I FUNDIT| 5 persona therën me thikë në Matiçan

Të ngjashme