Sport
Detaje shokuese: Mjeku i falsifikoi nënshkrimin e Maradonës para se të vdiste
Demokracia
14:32 | 23 Janar 2021

Share:

Prokuroria e Argjentinës ka ndarë sot disa detaje shokuese për vdekjen e legjendës së Argjentinës, Diego Armando Maradona, transmeton Demokracia.com.

Sipas prokurorisë, mjeku Luke Leopoldo ka muaj që po dyshohet për vdekjen e Maradonës, dhe ai çdo herë e më shumë po i afrohet burgut.

Leopoldo, i cili u kujdes për Diegon, fillimisht u akuzua se nuk kishte bërë me ndërgjegje punën e tij në ditën e vdekjes, pasi rezultatet e autopsisë së Maradonës zbuluan detaje të tmerrshme, ku ai ishte mbajtur në një dhomë që nuk i plotësonte aspak kushtet higjienike.

Tani është vërtetuar, siç raportojnë mediat në Argjentinë, se ai falsifikoi edhe nënshkrimin e Maradonës në mënyrë që të fitonte hyrjen në historinë si mjek i famshëm në Argjentinë.

Një nga prokurorët zbuloi se nëse nënshkrimi i përmendur nuk është Diego Maradonas, atëherë ata i atribuohen mjekut Luke, i cili do të merret në pyetje dhe të shpjegojë gjithçka çka ka ndodhur. /Demokracia.com

Të ngjashme