Lajme
Detaje rreth ndërrimit të trupave në QKUK: Hapet rast, flitet për zhvarrosjen e të vdekurve
Demokracia
21:29 | 09 Shkurt 2022

Share:

Policia e Kosovës ka hapur rast pas dyshimeve për ndërrim të trupave të dy viktimave.

Demokracia.com mëson se dyshohet që kompania i kishte dërguar gabimisht trupat nga morgu, duke ua ndërruar kështu vendet.

Po ashtu, burime të Demokracia.com bëjnë të ditur se është folur edhe për zhvarrosjen e  të vdekurve, për të vijuar me hetimet.

Lidhur me rastin, janë intervistuar edhe mjekët e Klinikës Infektive.

Demokracia.com ka qëndruar tek objekti i Klinikës Infektive, derisa ka parë hetuesit duke hyrë atje me tri vetura të Policisë së Kosovës.

Lidhur me rastin, është kontaktuar edhe Policia e Kosovës por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje./Demokracia.com/

Forca të shtuara të policisë te QKUK-ja: Dyshohet se është bërë ndërrimi i dy trupave të vdekur

Të ngjashme