Lajme
Detaje per vdekjen e një personi nga zjarri në Malishevë
Demokracia
19:46 | 04 Gusht 2021

Share:

Një person ka vdekur në fshatin Novosellë të Malishevës. Sipas policisë,vdekja dyshohet të ketë ardhur nga ajri i tymosur pasi që viktima kishte shkuar tek stalla e cila ishte përfshirë nga zjarri.

Hafir Rexha, drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjenca në Malishevë, ka thënë që nuk mund të thuhet që viktima e ka pësuar nga zjarri, pa i pasë rezultatet e obduksionit.

“Me të marrë lajmin njësitë e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes, por sipas raportit të drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, viktima ka ndërruar jetë më vonë pas shuarjes së zjarrit. Ne, nuk mund të themi që është viktimë nga zjarri derisa nuk e kemi rezultatin e obduksionit të cilin e bën mjekësia ligjore”.

Rexha tutje në Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë që sipas raportit të QKMF-së, viktima është sjellë pa shenja jete.

“Nuk mund ta konfirmojmë se vdekja e viktimës të jetë shkaktuar nga ndonjë komplikim tjetër shëndetësor pa i pasë raportet e plota të mjekëve, por sipas deklaratave të familjarëve viktima ka vdekur aty për aty dhe nuk mund të themi se çka dhe si”.

“Por, pas shuarjes së zjarrit, është gjetur pa shenja jete sipas policisë, ndërsa sipas raportit të oficerit të preventivës momenti kur e ka bërë raportin edhe nga familjarët e tyre raportohet që në këtë fshat ka pasë vetëm dëme materiale dhe jo viktima në njerëz”, theksoi Rexha.

Të ngjashme