Një 12-vjeçare dyshohet se është dhunuar në Ferizaj nga një i rritur, i cili është arrestuar dhe me vendim të pakurorit është dërguar në mbajtje. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, tha se për të dyshuarin është përgatitë kërkesa për paraburgim.
Rastin në polici e ka denoncuar nëna e viktimës e cila ka deklaruar se vajza ka dalë nga shtëpia dhe nuk kishte njohur për vendndodhjen e saj.
Teksa kryeprokurori Shukri Jashari foli për Express, ai tha se i dyshuari është 19-vjeç dhe akti i dhunimit dyshohet të ketë ndodhur në shtëpinë e të dyshuarit.
“I dyshuari është 19 vjeç, pra nuk është i mitur. Është përgatitë kërkesa për paraburgim ndaj tij, dyshohet se rasti ka ndodhur në shtëpinë e të dyshuarit”, tha Jashari.
Rasti i dhunimit u bë i njohur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
“DHUNIM/Ferizaj 21.11.2022 – 01:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e moshës 12 vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dinte për vendndodhjen e saj. Njësitë policore kanë arrite të gjejnë viktimën. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.