Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Francë para disa ditësh, ku është vrarë një 19-vjeçar shqiptar.
Ngjarja dyshohet të jetë e lidhur me një organizatë kriminale, ndërsa miku i viktimës ka thënë për media se ishin në presion prej kohësh dhe se sulmi ndodhi pa asnjë paralajmërim.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e 8 majit, kur kalimtarët kanë venë re trupin e pajetë në rrugë dhe janë njoftuar organet e drejtësisë.
Është konstatuar se 19-vjecari është qëlluar me mjete te mprehta në kokë, plagë që i kanë shkaktuar edhe vdekjen.
Dëshmitarë të ndryshëm kanë deklaruar se kanë dëgjuar një grindje masive mes disa personave.