Lajme
Detaje nga vizita e Kurtit në SHSKUK, përmendi edhe djegien e veturës së shefit të auditimit
Demokracia
09:24 | 10 Tetor 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka vizituar Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Ai është pritur nga U.D i drejtorit të SHSKUK-së, Pranvera Zejnullahu-Raçi.

Në takim kanë qenë edhe U.D. e ministrit të shëndetësisë Dafina Gexha-Bunjaku, zv/ministri i shëndetësisë Arsim Berisha, kryetarja e bordit të SHSKUK-së, Aida Rexhepi si dhe drejtori i njësisë së auditimit  brendshëm të SHSKUK-së, Musa Vitija.

Pas takimit Kurti ka është prononcuar për media.

Ai ka folur edhe për djegien e veturës së drejtorit të njësisë së auditimit të brendshëm të SHSKUK-së.

Sipas tij megjithëse dy herë ia kanë djegur veturën dhe prapë ai ka dalë sot në punë dhe e falënderojë atë për përkushtim në punë.

Vizita e Kurtit në QKUK, ndodhë vetëm disa ditë pas dorëheqjes nga detyra e ministrit të Shëndetësisë së Rifat Latifit.

Aktualisht edhe Ministria e Shëndetësisë por edhe QKUK-ja janë pa drejtues dhe të dy institucionet funksionojnë me zëvendës dhe ushtrues detyre. /rtk

Të ngjashme