Lajme
Detaje nga plagosja me armë zjarri në Fushë Kosovë
Demokracia
09:08 | 27 Maj 2021
Foto Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona pasi që pas një mosmarrëveshje dyshohet se njëri prej tyre aksidentalisht ka qëlluar edhe vllaun e tij dhe një person tjetër.

NË raportin 24-orësh të policisë thuhet se dy viktimat   dhe një i dyshuar mashkull kosovar janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, përcjell Demokracia.com.

“Fushë Kosovë 26.05.2021-22:40.  Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje-përleshje, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar ndërsa dyshohet se aksidentalisht ka qëlluar edhe vllaun e tij. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë  dhe katër gëzhoja. Dy viktimat   dhe një i dyshuar mashkull kosovar janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor,  ku ky i fundit gjendet nën përkujdesjen e policisë”, thuhet në raportin e PK-së.

Më tutje policia ka njoftuar se tre të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa thuhet se rasti është duke u hetuar./Demokracia.com/

Të ngjashme