Lajme
Detaje nga atentati në Fushë-Krujë| Dyshohet se ishin 4 autorë, tre dolën nga mjeti dhe qëlluan
Demokracia
18:01 | 17 Korrik 2022

Share:

Pas shuarjes së plotë të zjarrit në makinën e dyshuar të përdorur nga autorët për atentatin e Fushë-Krujës, janë gjetur në brendësi të mjetit tre armë zjarri automatike. Targa e mjetit del e kallëzuar si e vjedhur në Tiranë këtë vit.

Sipas burimeve të informacionit dyshohet se kanë qenë 4 autorë që kanë qëlluar drejt automjetit të viktimave pasi I kanë parakaluar, ku tre prej tyre kanë dalë nga makina dhe kanë qëlluar para mjetit në drejtim të viktimave.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dyshohet se shtetasi Diklen Vata mundi të dalë nga mjeti i plagosur, por autorët janë afruar drejt tij dhe e kanë qëlluar duke e lënë të pajetë në vend.

Në vendngjarje janë sekuestruar mbi 50 gëzhoja armësh automatike. Mësohet se nga gëzhojat e gjetura në venngjarje, janë tre lloje armësh të përdoruar në atentat.

Një prej viktimave të djegura dyshohet se është Brilant Martini ndersa tjetri shoferi i mjetit, dyshohet Besmir Hoxha.

Të ngjashme