Lajme
Dështon zgjedhja e Presidentit edhe në raundin e dytë
Demokracia
18:52 | 04 Prill 2021

Share:

Është duke u mbajtur seanca për zgjedhjen e presidentit në Kuvendit e Republikës së Kosovës.

Në votim kanë marrë pjesë 81 deputetë.

Edhe raundi i dytë dështoi në zgjedhjen e Presidentit të vendit, pasi që nga 82 vota të marra, asnjëri kandidat nuk i mori votat e nevojshme.

Sipas procedurës, seanca duhet të procedojë me raundin e tretë, ku nga 80 vota pjesëmarrje, 61 vota janë të mjaftueshme për zgjedhjen e Presidentit.

Kandidatë për President janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta./Demokracia/

Të ngjashme