Lajme
Kurti dështon t’i sigurojë 61 vota për Albulena Haxhiun Kryeparlamentare
Demokracia
14:22 | 19 Prill 2025

Share:

Ka dështuar zgjedhja e kandidates së Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu. Kanë votuar vetëm 57 deputetë pro emërimit të saj.

 

Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka shumicën në Kuvend.

Si rezultat, Albulena Haxhiu nuk ka arritur të bëhet kryetare e Kuvendit.

Nisma Socialdemokrate ka abstenuar.

57 vota për, 20 kundër, 3 abstenime.

Deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës janë betuar.

Kjo ka ardhur pas verifikimi të mandateve nga Komisoni.

Betimin e kanë bërë 120 deputetë.

Krejt kjo erdhi pasi seanca u pezullua për dy herë, pasi opozita fillimisht nuk e votoi raportin e komisionit për verifikimin e mandateve.

Pasi në raport u theksua se ministrat dhe Kurti kanë dhënë dorëheqje, opozita u pajtua ta votojë raportin.

Betimi redhi pasi është votuar raporti i komisionit për verifikimin e mandateve.

Raportin e ka paraqitur Artan Abrashi.

“Në mbledhjen e mbajtur të komisionit për verifikim të mandateve, ka ndryshim të pozicioneve të atyre që kanë votuar kundër. Në raport konstatoj se komisioni për verifikim të mandateve, i themeluar me vendim të Kuvendit me 15 prill, në bazë të nenit 9 Kuvendit ia paraqet këtë raport: në mbëstehtje të nenit 5 në mbledhjen e mbajtur këtij raporti ia bashkangjet vendimin e KQZ-së për certifikimin e rezultateve. Komisioni në bazë të shqyrtimit të dokumentacionit konstaton: në legjislaturën e 9 janë certifikuar 120 deputetë”, ka thënë ai.

Kjo është legjislatura e nëntë.

Të ngjashme