Lajme
Dështon të mbahet Komisionin për Integrim Evropian, shkak mosvotimi i Komisioni Hetimor
Demokracia
11:17 | 20 Prill 2022

Share:

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, sot ishte paraparë të raportonte në në Komisionin për Integrim Evropian të Kuvendit të Kosovës.

Por, për shkak të ditës së djeshme të mosvotimit të Komisionit Hetimor të energjisë elektrike, opozita ka bërë të ditur se  nuk do të merr pjesë në në asnjë votim të projektligjeve për derisa nuk miratohet Komisioni Hetimor, shkruan Demokracia.com.

Lidhur me këtë mbledhje deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se mosvotimi i Komisionit Hetimor për energji elektrike është arrogancë e qeverisë në pushtet.

“Po flas në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, nuk do të merr pjesë në asnjë votim të të projektligjeve për derisa nuk miratohet Komisioni Hetimor. I kemi pasur dy tentativa por dje ka dështuar të miratohet një komision i tillë i cili natyrisht rrezikon që do të vendos dritë mbi ato shumë parregullsi që kanë ndodhur në proces te shitjes së energjisë elektrike dhe punësimet që kanë ndodhur në KEK. Kjo është një arrogancë e pushtetit por kemi qenë konstruktiv ku opozita ka marrë pjesë në të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare, por me këtë çasje arrogante të qeverisë ne nuk do të bëhemi pjesë e miratimit të asnjë projektligji pa i hapur rrugë Komisionit Hetimor”, ka thënë deputetja Deliu-Kodra.

Bëjmë të ditur se në këtë mbledhje ishte paraparë të bëhet edhe shqyrtimi i raportit plotësues lidhur me Projektligjin për mbrojtjen e konkurrencës, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së dhe shqyrtimi i Projektligjit për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së./Demokracia.com/

 

Të ngjashme