Sport
Dështon siguria në botëror: Në ndeshjen Norvegjia – Zvicra një mysafir i paftuar futet në sallë
Demokracia
14:20 | 17 Janar 2021

Share:

Hendbollisti norvegjez Sander Sagosen ishte lojtari më i mirë i ndeshjes përballë Zvicrës me 11 gola të shënuara, por çuditërisht shfaqja e tij u “vodh” nga një mysafirë i veçantë, raporton Demokracia.com.

Pavarësisht masave të mëdha të sigurisë dhe automjeteve të mbushura me forca speciale e të armatosura që ruanin lojtarët dhe sallat në Egjipt në Kampionatin Botëror të hendbollit, një mace hyri në sallën e Dr. Hassan Moustafa ku luhej ndeshja Norvegjia – Zvicra.

Dhe ajo jo vetëm që ajo hyri në sallë, por arriti deri në mesin e fushës në mes të lojës.

Lojtarët në nxehtësinë e betejës as që e vunë re atë duke ecur nëpër arenën e tyre, megjithatë, fatmirësisht ajo shpëtoi pa pasoja. /Demokracia.com

Të ngjashme