Lajme
Dështon sërish votimi për kryekuvendare – Albulena Haxhiu nuk siguron votat e mjaftueshme
Demokracia
10:34 | 25 Prill 2025

Share:

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur sot seancën e gjashtë me radhë të karakterit konstituiv, e cila u hap nga kryesuesi Avni Dehari.

Në hapje të seancës, Dehari ftoi Glauk Konjufcën për të paraqitur kandidaturën për postin e kryetares së Kuvendit.

Konjufca ka rikonfirmuar se propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për këtë pozitë mbetet Albulena Haxhiu.

Megjithatë, votimi për zgjedhjen e saj ka dështuar sërish. Nga gjithsej 118 deputetë të pranishëm, 57 votuan për, 47 kundër, ndërsa 3 abstenuan.

Pasi nuk u arrit numri i nevojshëm i votave, kandidatja Haxhiu nuk u zgjodh në krye të Kuvendit dhe seanca u mbyll. Kryesuesi Dehari njoftoi se seanca e radhës do të mbahet më 27 prill./Insajderi

Të ngjashme