Lajme
Dështon seanca pasi mungoi e akuzuara se si diplomate nuk e deklaroi pasurinë me kohë
Demokracia
11:01 | 29 Prill 2022

Share:

Për shkak të mungesës së të akuzuarës B.E, Sekretare e Ambasadores së Dytë të Kosovës në Paris ka dështuar të mbahet seanca ndaj të njëjtës se po akuzohet se nuk ka bërë deklarimin vjetor të pasurisë në afatin e paraparë ligjor.

Lidhur me mungesën e të njëjtës gjykatësi i rastit Gent Beka konstatoi se nga fletë kthesa e kthyer ka rezultuar adresa e panjohur.

Ndaj të njëjtës gjykata do lëshojë urdhërese për verifikim adrese, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Për të njëjtën, do lëshohet urdhëresë për verifikim të adresës”, tha gjykatësi Beka.

Përkundër mungesës së të akuzuarës ne seancë ishte prezente prokurorja e shtetit Rukije Shasivari.

Në këto rrethana, seanca e paraparë për të enjten është shtyrë në kohë të pacaktuar .

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë nga data 1 mars 2021 e deri ë 31 mars 2021, e pandehura B.E në cilësinë e zyrtares së lartë publike – Sekretare e Ambasadores së Dytë të Kosovës në Paris nuk e ka bërë deklarimin vjetor të pasurisë për vitin 2020 në afatin e paraparë ligjor.

Me këtë po akuzohet se ka kryer veprën penale “Mos raportim apo raportimi i rremë i pasurisë i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare nga neni 430 par.1 të KPRK-së.

Të ngjashme