Lajme
Dështon seanca gjyqësore ndaj Xhelal Sveçlës, mungoi Fitore Pacolli
Demokracia
10:30 | 28 Shkurt 2024

Share:

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është paraqitur përpara trupit gjykues të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Mirëpo ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore  ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosjes Fitore Pacolli dhe Salih Zyba dhe Drita Millakut.

Seanca u shtye për të premtën si pasojë e mungesës së Fitore Pacollit.

Lidhur me këtë, gjyqtari theksoi se nëse Pacolli nuk merr pjesë në seancën e ardhshme, ajo do të sillet  me detyrim.

Sveçla dyshohet të ketë hedhur gaz lotsjellës në një seancë të Kuvendit në pranverë të vitit 2018.

Në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës po mbahej seancë për votimin e draftit të demarkacionit me Malin e Zi, teksa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, aso kohe në opozitë, hodhën gaz lotsjellës për të penguar votimin.

Dyshohet se përveç Sveçlës, në këtë seancë hodhi gaz lotsjellës edhe Fitore Pacolli, Salih Zyba dhe Drita Millaku, raporton Indeksonline.

Hedhja e gazit lotsjellës konsiderohet si vepër penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, për të cilën një i dyshuar mund të dënohet nga 1 deri në 8 vite burg./Indeksonline./

Të ngjashme