Lajme
Dështon Qeveria dhe ASK: Shtyhet afati për regjistrimin e popullsisë
Demokracia
12:12 | 22 Nëntor 2023

Share:

Një javë pasi kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Avni Kastratin, ushtrues detyre të Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ka marr vendim për shtyrjen e afatit për regjistrim të popullsisë.

Në mbledhjen e sotme të ekzekutivit u votua shtyrja e regjistrimit të popullsisë në periudhën 5 prill deri 17 maj të vitit 2024..

Kurti ka thënë se procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave është ndër prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe se ai duhet bazuar në të dhëna të besueshme dhe profesionistë të përkushtuar ndaj suksesit të nismës.

Kastrati e ka njoftuar paraprakisht Kryeministrin rreth sfidave dhe problemeve të shumta brenda Agjencisë të cilat e kanë ngadalësuar edhe procesin e regjistrimit.

Të ngjashme