Lajme
Dështon procesi i emërimit të drejtorit menaxhues në AKP
Demokracia
16:54 | 14 Prill 2022

Share:

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka njoftuar se bordi i kësaj agjencie ka anuluar procedurën e rekrutimit për postin e drejtorit menaxhues dhe të rishpall konkursin për këtë pozitë.

Në njoftim thuhet se Bordi i Drejtorëve i AKP-së që të anuloj procedurën e rekrutimit dhe të rishpallë konkursin për drejtor menaxhues, përcjell Demokracia.com.

“Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, pas shqyrtimit të Raportit përfundimtar të komisionit të pranimit për procesin e rekrutimit për pozitën e drejtorit menaxhues të Agjencisë ku në rrethin e ngushtë ishin dy kandidatë, vendosi që të anuloj procedurën e rekrutimit dhe të rishpallë konkursin për drejtor menaxhues të AKP-së. Bordi e mori këtë vendim që të rishpallë konkursin me qëllim që procesi i ardhshëm i konkursit të sjellë një numër më të madh të kandidatëve dhe të rrisë konkurrencën edhe jashtë shërbimit civil, që do të ndikonte në rritjen e besueshmërisë në këtë proces të rëndësishëm”, njofton AKP.

Kujtojmë se më 27 shtator të vitit të kaluar, Valon Tolaj kishte dhënë dorëheqje nga posti i Drejtorit Menaxhues të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), e tek më 14 janar kjo agjenci kishte hapur konkurs për këtë pozitë. Pas dorëheqjes së Tolajt, udhëheqësja e kësaj Agjencie ka mbetur në duart e Avni Jasharit, i cili e mban pozitën zëvendësdrejtor menaxhues.

Planet e Qeverisë Kurti janë për shuarjen në tërësi të këtij institucioni për të pasuar nga fondi sovran baza ligjore e të cilit është duke u përgatitur./Demokracia.com/

Të ngjashme