Lajme
Dështon përsëri seanca e Kuvendit të Prishtinës, Retkoceri: Përparim Rama po ik nga puna
Demokracia
14:56 | 13 Maj 2025

Share:

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës, e cila ishte thirrur për të shqyrtuar disa pika të rëndësishme të rendit të ditës, dështoi të mbahet për shkak të mungesës së kuorumit, raporton Demokracia.com.

Në rend dite ishin planifikuar për shqyrtim:

  • Plani për barazi gjinore,

  • Strategjia për Artin dhe Kulturën,

  • Rregullorja për subvencione,

  • Subvencionimi i pagave për punëtorët e Ndërmarrjes Publike Lokale “Pastrimi”.

Pas dështimit të seancës, reagoi ashpër asamblisti i PDK-së, Leotrim Retkoceri, i cili akuzoi kryetarin Rama për mungesë përgjegjësie:

“Përparim Rama po ik nga puna! Vet po i fton seancat, e vet po i bojkoton, ndërsa endet në Biennale të Evropës duke folur për robotë ndërtimi, ndërkohë që Prishtina nuk ka as shërbime bazike. Një seancë më herët iku, ndërsa sot Kuvendi Komunal përsëri dështoi të mbahet” tha Retkoceri.

Ai shtoi se qyteti po përballet me krizë financiare, me telashe serioze me mbeturina, borxhe ndaj ndërmarrjeve publike, dhe kaos në trafik e infrastrukturë – por kryetari nuk po tregon asnjë shqetësim për këto probleme themelore të qytetarëve. /Demokracia.com/

Të ngjashme