Lajme
Dështon për herë të dytë miratimi i fletëvotimit në Shqipëri
Demokracia
22:55 | 31 Mars 2021

Share:

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri do të mbahen më 25 prill, mirëpo ende nuk ka një fletëvotimi të miratuar nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Mbrëmjen e së mërkurës ka dështuar dhe mbledhja e dytë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për miratimin e fletëvotimit, për shkak të mungesës së kompetencës nga Komisioni Rregullator për këtë çështje.

Komisionari Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi kishte propozuar modelin e fletës së votimit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Në ditët e fundit në tavolinë ishin 3 modele për fletën e votimit dhe komisionari Celibashi ka zgjedhur njërën prej tyre, shkruan A2.

Fleta e votimit e propozuar nga Celibashi ka në krye të ndarjes emrin e subjektit dhe poshtë tij listën e kandidatëve për deputetë. Megjithatë ajo kundërshtohet nga Partia Socialiste./Demokracia.com/

Të ngjashme