Lajme
Dështon ORCA e Rron Gjinovcit, Këshilli i Etikës i UP-së ia hedh poshtë pretendimin ndaj Ilir Tolajt
Demokracia
14:20 | 16 Janar 2024

Share:

Këshilli i Etikës në Universitetin e Prishtinës ka marrë vendim që të pushojë procedurat në dyshimet e ngritura nga ORCA rreth temës së doktoraturës së Ilir Tolajt, profesor në UP.

Në këtë vendim, theksohet se “Këshilli i Etikës merr në konsideratë raportin e komisionit të ekspertëve të Universitetit të Prishtinës për konstatimin e origjinalitetit të punimit të doktoraturës së Prof. Tolaj.”, shkruan Sinjali.

Tutje, Sinjali ka raportuar se, sipas analizës së ekspertëve, është ardhur në përfundim se pejsët e kontestuara nga ORCA “Nuk janë pjesët kryesore të asnjë punimi shkencor, duke e përfshirë edhe atë të disertacionit të doktoratës.”

Tutje, ekspertët kanë deklaruar se disertacioni i Tolajt është sdutim origjinal, duke ia kundërshtuar pretendimin ORCA-s në lidhje me “plagjiaturën” e disertacionit të Tolajt.

Më 16 nëntor të vitit 2022, Rron Gjinovci, drejtor i ORCA-s, dhe Dibran Hoxha, anëtar i ORCA-s, e dorëzuan punimin e Tolajt për vlerësim, duke konkluduar se ai është plagjiatë.

“A ka që na nalë? S’ka. Vazhdojmë deri në fitoren përfundimtare” – kishte shkruar Gjinovci.

Duket se Këshilli i Etikës i UP e ndali “fitoren përfundimtare” të ORCA-s.

Të ngjashme