Ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti për shkak të mungesës se kuorumit meqë deputetët e opozitës nuk morën pjesë në votim të rendit të ditës.
Në rend dite ishte paraparë miratimi i projekt-rezolutës për raportin vjetor të ZRrE-së për vitin 2022 si dhe shqyrtimin e Planeve Vjetore të Performancës për vitin 2024, të agjencive dhe rregullatorëve që i raportojnë Komisionit.
Kryetari i këtij Komisioni, Ferat Shala, tha se në mungesë kuorumi mbledhja nuk mund të vazhdojë.
“Nuk kalon rendi ditës, nuk ka kuorum. Shihemi pas vitit ri në sesionin e ri pranveror”, tha Shala.