Sport
Dështon kalimi i Paquetas në Manchester City
Demokracia
18:11 | 18 Gusht 2023

Share:

Operacioni prej 60 milionë funtash i Manchester City për Lucas Paqueta ka dështuar: pasi që skuadra tashmë është vënë pas për një transfer të Eberechi Eze ose Jeremy Doku

Synimi i Manchester City për ta transferuar për 60 milionë funte mesfushorin brazilian, Lucas Paqueta është duke hasur në pengesa dhe burimet thonë që marrëveshja nuk do të materializohet 90 për qind. Kampionët e Premier Ligës synonin nënshkrimin me Paqueta dhe futbollisti po ashtu kishte shprehur dëshirën e tij për t’ju bashkuar City, megjithatë, marrëveshja ka hasur në pengesa në rrugë me skuadrën e Pep Guardiolës që ka pezulluar lëvizjen. Në rast që marrëveshja për Paquetan dështon, City pritet ta kthejë vëmendjen e tyre drejt sulmuesit të Rennes, Jeremy Doku si një opsion alternativ.

Në anën tjetër, interesi i City për të nënshkruar me Doku është bërë i komplikuar pasi që West Ham ka avancuar në bisedime me belgun, duke e lënë kështu Cityn edhe më një synim të tyre jashtë loje. Nëse kjo marrëveshje dështon po ashtu, “Qytetarët” do ta fokusojnë vëmendjen e tyre të Eberechi Eze i Crystal Palace, i cili po ashtu synohet nga Tottenham të cilët po shikojnë për ta përforcuar sulmin e tyre pas largimit të Harry Kane.

Manchester City synonte që ta blinte Paquetan për ta zëvendësuar të larguarin në fillim të këtij muaji, Riyad Mahrez. Por, hezitimi i West Ham për ta shitur atë buron nga mungesa e opsioneve të duhura dhe koha e mbetur në merkato. Zhvendosja e fokusit të Doku apo Eze tregon që City nuk do të shpenzojë shumë parë për ta blerë brazilianin.

Klubi i udhëhequr nga Pep Guardiola fitoi trofeun e tyre të parë këtë sezon të mërkurën që lamë pas, pasi që, ata mposhtën Sevillan në penallti në finale të Super Kupës së UEFA-së 2023. Ata do ta presin në shtëpi Newcastle United në përpjekje për të vazhduar me fitoren e dytë në Premier Ligë. /GazetaExpress/

Të ngjashme