Sport
Dështon Barcelona, ndalet me barazim nga Cadizi
Demokracia
15:58 | 21 Shkurt 2021

Share:

Barcelona nuk e ka shfrytëzuar në mënyrën më të mirë dështimin e Atletico Madridit që pësoi disfatë nga Levante pasi ka barazuar me Cadizin me rezultat 1-1 në ndeshjen e cila u zhvillua të dielën.

Ishin dy penallti ato që e vendosën fatin e këtij takimi.

Skuadra e Ronald Koeman e mbylli pjesën e parë me epërsi minimale 1-0 kur Lionel Messi realizoi nga pika e bardhë në minutën e 32’.

Kur po mendohej se Barcelona do t’i arkëtonte tre pikë të reja, në minutën e 89’ akordohet penallti për Cadizin të cilën e ktheu në gol Fernandez.

Pas kësaj ndeshje, Barcelona mbetet në vendin e tretë me 47 pikë, pesë më pak se Real Madridi në vendin e dytë dhe tetë më pak se Atletico Madridi në vendin e parë.

Të ngjashme