Lajme
Dështoi marrëveshja me sindikatën e arsimit, deklarohet Murati
Demokracia
12:18 | 13 Shtator 2022

Share:

Ministri i Financave, Punës dhe Transferave, Hekuran Murati, ka thënë se Sindikata e Arsimit është duke bërë greva të pakuptimta.

Ai gjatë një konference për media, ka thënë se si qeveri janë përpjekur që të i realizojnë kërkesat e sindikatave.

Murati përmendur pakon kundër inflacionit me vlerë 150 milionë euro.

“Ne kemi ofruar shtesë në paga për përballje me inflacionin. Te kërkesa tjetër ka qenë ligji për sigurime shëndetësore, ai ligj nuk mund të bëhet sot ose nesër, ai është në procedure”, ka deklaruar Murati.

Ai ka folur edhe për Ligjin e Pagave, duke thënë se për mësimdhënësit do të jetë koeficienti më i lartë.

Po ashtu Murati ka thënë se me Ligjin e Greva, në momentin kur shpallet greva shkëput marrëdhënia mes punëdhënësit dhe punëmarrësit për sa kohë që mbahet greva.

 

Të ngjashme