Sport
Dështimi për kalim në Botëror, Mancini merr vendim përfundimtar rreth të ardhmes me Italinë
Demokracia
13:16 | 28 Mars 2022

Share:

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini konfirmon se do të mbetet në krye të Kombëtares italiane pavarësisht dështimit të tyre për t’u kualifikuar në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Ishte vetë trajneri, Mancini që e konfirmoi këtë gjatë konferencës së sotme për shtyp, përcjell Demokracia.com.

“Kemi folur këto ditë. Mendoj se kemi të njëjtat ide për gjithçka. Do të flasim sërish në ditët në vijim. Tani le të përqendrohemi te loja, pastaj do të shohim se çfarë duhet të përmirësojmë në të ardhmen. Është e gjitha këtu”, tha ai në konferencë.

“Pavarësisht zhgënjimit të madh, jam i lumtur të shoh që puna që kemi bërë në katër vitet e fundit është vlerësuar. Fitorja në Euro nuk ishte e vetmja gjë e mirë që bëmë. Djemtë meritojnë lëvdata për atë që kemi bërë. Mund të them që këta djem janë të veçantë. Grupi është i jashtëzakonshëm,” vazhdoi ai.

“Doja të fitoja edhe një kampionat evropian dhe një Botëror. Më duhet të pres Kupën e Botës, por më pëlqen kjo punë dhe dua të organizoj diçka të rëndësishme. Përveç këtij zhgënjimi, pjesa tjetër vazhdon…”. /Demokracia.com/

Të ngjashme