Sport
Dështimi në gjysmëfinale, në Kroaci ia drejtojnë “gishtin” edhe gjyqtarit Orsato
Demokracia
22:39 | 13 Dhjetor 2022

Share:

Argjentina është finalistja e parë e Kampionatit Botëror “Katar 2022”, shkruan Demokracia.com.

Kombëtarja e Argjentinës ka triumfuar në gjysmëfinale kundër Kroacisë me rezultat 3:0 në stadiumin “Lusail Iconic”.

Gazeta e madhe kroate “Jutarnji.hr” mes tjerash e ka kritikuar edhe gjyqtarin italian Orsato për shkak të penalltisë së parë të dhënë për Argjentinën, nga e cila Messi shënoi golin e parë.

“Kroacia mbeti pa finale të madhe! Ishte e pamundur të qëndrosh kundër Messit dhe arbitrit Orsato” – thuhet në titullin e artikullit të kësaj gazete, transmeton Demokracia.com.

“Julian Alvarez është një hero absolut, ai fitoi një penallti dhe shënoi dy gola. Ndoshta nuk do të ishte kështu nëse italiani Daniele Orsato nuk do të luante penalltinë e diskutueshme për 1:0”, shkruan “Jutarnji” ndër tjerash.

Argjentina në finale do të ballafaqohen me fituesin e gjysmëfinales Francë – Marok që luhet të mërkurën nga ora 20:00./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024