Lajme
Dështimi i seancës konstituive, Bajraktari: Dehari nuk ka bërë shkelje të rregullores, por e ka paragjykua çështjen e vendimmarrjes
Demokracia
19:29 | 17 Prill 2025

Share:

Avokati, Ardian Bajraktari ka thënë se njëra prej arsyeve të dështimit të seancës konstituive të Kuvendit është mungesa e numrave për të vazhduar tutje me konstituimin e Kuvendit.

Bajraktari thotë se përfaqësuesit e partive politike duhet sa më shpejt të diskutojnë dhe ta kalojnë këtë situatë.

Madje, sipas tij letra e dorëheqjes së Kurtit duhej të iu drejtonte institucioneve përkatëse.

Ndërkohë, sipas avokatit, kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari nuk ka bërë shkelje të rregullores, por e ka paragjykua çështjen e vendimmarrjes.

“Njëra prej arsyeve të dështimit të seancës është mungesa e numrave për të ecur tutje dhe po tentohet që po i hidhet faji njëra përkatësisht palës tjetër, por diskutimet e tilla nuk shkojnë në funksion të zgjidhjes dhe unë dua të besoj që të zgjedhurit e popullit përfaqësuesit e partive politike sa më shpejt që të jetë e mundur është mirë që të ulen të diskutojnë dhe ta kalojnë sa më shpejt këtë situatë. Ta kemi një letër dorëheqje të kryeministrit në detyrë të drejtuar në adresë të institucioneve përkatëse jo siç ka bërë në rastin në fjalë. Nuk vlerësoj që ka pas tejkalim ose shkelje të rregullores, mirëpo kam përshtypjen që kryesuesi i seancës e ka paragjykua çështjen e vendimmarrjes”, ka deklaruar Bajraktari në emisionin “Ditari” në tëvë1.

Ndryshe, seanca konstituive e Kuvendit ka dështuar të vazhdojë edhe në tentimin e dytë.

Në fillim të seancës të së enjtes, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkojë konsultime me partitë politike për letrën që ia kishte kthyer presidentja Vjosa Osmani lidhur me vazhdimin e seancës.

Ai tha se këtë konsultim po e kërkon për të mos bërë shkelje procedurale.

Por një thirrje të tillë e kundërshtuan PDK, LDK, AAK.

Ata thanë se kryesuesi nuk ka të drejtë të thërras për konsultime.

Ndërsa, nga LVV akuzuan opozitën se po bllokon konstituimin e Kuvendit.

Pas afër një orë pauzë të seancës, kryesuesi Dehari u kthye në sallë, duke njoftuar se seanca ndërpritet dhe se një tjetër do të thirret pas 48 orëve.

Të ngjashme