Lajme
Dështimi i referendumit, ZERO votues në Zveçan
Demokracia
21:56 | 21 Prill 2024

Share:

Kreshnik Radoniqi, kryetar i KQZ-së, ka konfirmuar përsëri dështimin – paraparë në fillim – të referendumit “për ose kundër” shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në veri për shkak të mospjesëmarrjes së qytetarëve në votime. Një fakt interesant nga rezultatet e shpallura nga KQZ është mungesa e qoftë edhe një votuesi të vetëm në Zveçan.

“Leposaviq 124 votues, Zubin Potok 18 votues, Zveçan nuk ka votuar asnjë votues dhe në Mitrovicën e Veriut 111 votues”, tha Radoniqi.

Radoniqi ka bërë të ditur se si pasojë e mos votimit nga shumica e qytetarëve, KQZ ka konstatuar se “iniciativa qytetare për largimin e kryetarëve ka dështuar”.

Të ngjashme