Lajme
Dështimi i raportimit të Bislimit në Komision, Hoti: Është obligim kushtetues
Demokracia
11:20 | 21 Korrik 2023

Share:

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas dështimit të raportimit të zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi në Komisionin për Integrime Evropiane.

Hoti ka thënë se kjo nuk është hera e parë që kryenegociatori i Kosovës për dialog nuk raporton në Komisione të Kuvendit, teksa i ka kujtuar Bisilimit, që raportimin e ka obligim kushtetues.

“Nuk është hera e parë që kryenegociatori i Kosovës për dialog nuk raporton në Komisione të Kuvendit. Raportimi i Qeverisë në Kuvend për dialogun nuk është në vullnetin e saj, por është obligim kushtetues. Nuk është mund t’i iket kësaj përgjegjësie”, ka shkruar Hoti në një postim në “Facebook”.

Më tutje ai quajti degradim të dialogut, takimet “nëpër hotele të plazheve, në Bratisllavë e në Ohër për marrëveshje të ndërmjetme që e lënë problemin hapur për dhjetë vitet e ardhshme”

“Është për keqardhje degradimi i dialogut nga takimet e nivelit më të lartë në Uashington e Bruksel për “Marrëveshje finale, ligjërisht e obligueshme, për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve”, në dialog nëpër hotele të plazheve, në Bratisllavë e në Ohër për marrëveshje të ndërmjetme që e lënë problemin hapur për dhjetë vitet e ardhshme”, shkroi më tutje ai.

Të ngjashme