Lajme
“Dështimi i Joe Biden ka vendosur SHBA në rrezik”, Trump: Po “zvarritemi” drejt Luftës së Tretë Botërore
Demokracia
23:37 | 17 Qershor 2024

Share:

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar mundësinë e shpërthimit të një lufte të tretë botërore nën udhëheqjen aktuale në Uashington, duke thënë se nëse zgjidhet ai do të ndryshojë kursin e ngjarjeve.

Duke folur në një takim zgjedhor në SHBA, Trump theksoi se ai nuk kishte nisur ndonjë konflikt të ri gjatë presidencës së tij 2017-2021 dhe u zotua të punojë drejt rivendosjes së paqes, veçanërisht në Ukrainë, nëse fiton një mandat të dytë.

Trump pohoi se “dobësia dhe dështimi” i Joe Biden po i vendosnin SHBA-në në “rrezik të madh” dhe po “na zvarrisnin drejt Luftës së Tretë Botërore”, duke sugjeruar se ai i ka bërë më shumë dëm vendit sesa “dhjetë presidentët më të këqij në historinë e SHBA-së së bashku”.

“Ne kemi shumë probleme në këtë vend, për më tepër, ne mund të përfundojmë në Luftën e Tretë Botërore sepse kemi një udhëheqës të paaftë që nuk duhet të kishte qenë kurrë atje”, theksoi ai.

Të ngjashme