ShowBiz
Dështimet e njëpasnjëshme për konstituimin e Kuvendit, Blero: Marre, s’po ju vjen turp
Demokracia
16:49 | 25 Maj 2025

Share:

Sot ka dështuar edhe tentativa e 21-të për të konstituuar Kuvendin e Kosovës.

Lidhur me këtë, ka reaguar edhe këngëtari i njohur, Blero Muharremi, të cilit duke se i ka dalë për hundësh situata e krijuar, transmeton Klanksova.tv.

“‘Days of Our Lives’, është një telenovelë amerikane shumë e famshme , që ka filluar në 1965 dhe vazhdon ende sot. Është ndër serialet më të gjata televizive në historinë e Amerikës dhe në botë. Ka mbi 14.000 episode”, thotë si fillim Blero, duke iu referuar kështu telenovelës së ngërçit të krijuar në Kuvendin e Kosovës.

“Marre, s’po ju vjen turp”, ka shkruar ndër të tjera Blero referuar kësaj situate.

Të ngjashme