Interi nuk ka arritur më shumë se një barazim në udhëtim te Shakhtar Donetsk në Ligën e Kampionëve.
“Neurazzurët” pas humbjes nga Real Madridi (0-1) xhiron e parë në Grupin D, tani kanë barazuar pa gola me skuadrën ukrainase, shkruan Demokracia.com.
Lojtari me notën më të madhe në këtë takim ishte mbrojtësi sllovak i Interit, Milan Skriniar që u vlerësua 7.9 nga sajti prestigjioz i vlerësimeve “Whoscored.com”.
Futbollisti me notën më të ulët u vlerësua sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez që mori notën 6.0.
Shakhtar Donetsk kishin dominimin e ndeshjes, sikur në posedim të topit, ashtu edhe në raste të krijuara.
“Zikaltrit” goditjen e vetme në portë e kishin tek në minutën e 85-të të takimit kur Correa goditi nga distanca.
Vlen të theksohet se futbollisti vendas, Traore pësoi dëmtoi rëndë ligamentet e tij në minutën e 11-të me ç’rast u detyrua ta lëshonte fushën me barelë.
Interi pozicionohet në vendin e tretë më një pikë, aq sa kanë edhe ukrainasit por që janë në pozitën e fundit. /Demokracia.com