Një grua e panjohur është dëshmitarja e parë që prokuroria speciale e ka ftuar për të dëshmuar në rastin e krerëve të UÇK-së në Hagë.
Krejt çka është mundur të dëgjohet nga ajo, me figurë dhe zë të deformuar, ka qenë leximi i deklaratës së betimit dhe konfirmimi se është intervistuar dy herë në Prishtinë nga prokurorët e Hagës.
Sipas gjykatës, ajo do të merret në pyetje katër ditë nga Prokuroria e më pastaj edhe nga mbrojtja, por si duket asnjë dëshmi e saj nuk do të dëgjohet jashtë sallës se gjyqit, por e tërë marrja në pyetje do te jetë e panjohur për publikun.
Përndryshe, rreth dëshmisë se saj pati një shkëmbim të argumenteve ligjore nga mbrojtja prokuroria dhe gjykatësi rreth respektimit të rregullave dhe procedurës së Gjykatës Speciale.