Lajme
Dëshmitari i zjarrit në Tetovë: Ishte e pamundur të ndalonim përhapjen e zjarrit
Demokracia
14:40 | 30 Maj 2022

Share:

Njëri prej dëshmitarëve i cili ka qenë i pranishëm në momentin kur ka shpërthyer zjarri në Tetovë, para gazetarëve deklaroi se zjarri ka shpërthyer në ora 09:00.

Ai theksoi se së bashku me disa persona të tjerë janë futur brenda fabrikës, por nuk kanë arritur ta ndalojnë përhapjen e zjarrit.

“Përafërsisht në ora 09:15 kam arritur këtu, pasi e vërejtëm tymin. U afruam që të japim ndihmë dhe në disa raste u futëm edhe brenda. Pamë se digjeshin materialet ndërtimore, të cilët përmbajnë materiale kimike. Ishte e pamundur ta shuanim zjarrin në fillim”, tha ai.

“Ndërsa deri tani zjarrfikësit së bashku me kompanitë private kanë arritur që ta lokalizojnë zjarrit. Lajmi i mirë është që nuk ka viktima. Falënderojmë qytetarët të cilët kanë ndihmuar në nxjerrjen e materialit jashtë fabrikës ku shpërtheu zjarri”, deklaroi mes tjerash personi i cili ishte në vendin ku shpërtheu zjarri, raporton Telegrafi.

Ndryshe, mjeku Gazmend Ibishi nga Ndihma e Shpejtë në Tetovë, deklaroi se një person është lënduar lehtë, ndërsa tre të tjerë kanë qenë me asfiksim.

Të ngjashme