Lajme
Dëshmitari i radhës në Speciale dëshmon pa masa mbrojtëse
Demokracia
16:20 | 01 Nëntor 2023

Share:

Të enjten pritet të dëshmojë dëshmitari i radhës ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Christopher Bennett, për Albanian Post.

“Dëshmitari i nesërm pritet të dëshmojë me video link. Besoj se nuk do të ketë masa mbrojtëse. Prandaj, procedurat duhet të jenë kryesisht publike”, ka thënë Bennett për AP.

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj ka bërë të ditur se Gjykata Speciale në Hagë e ka ftuar për intervistim në cilësinë e dëshmitarit.

Lajmin e ka kumtuar Dedaj të hënën, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Sot udhëtoj për Hagë! Jam ftuar si dëshmitar në Hagë! Ndonëse viktimë e Serbisë, Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë, përkundër vullnetit tim, më kanë ftuar dëshmitar në Hagë! Zoti e bekoftë Kosovën martire”, ka pohuar ai.

Në seancën e fundit më 30 tetor, avokati i ish kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veselit, Ben Emmerson, gjatë prezantimit të një dokumenti gjatë dëshmisë së njërit dëshmitar ka deklaruar se është dokument i dhënë nga autoritetet serbe.

Edhe më 9 nëntor, derisa po përfundote seanca e së hënës në Gjykatën Speciale ku po dëshmonte ish-gazetari i mediumit serb, Tanjug, Nebojsha Radosheviç, avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka ngritur një rast që nëse vërtetohet përbën një nga skandalet më të mëdha prejse ka filluar seancat Specialja.

Emmerson tregoi se në shënimet përgatitore për dëshmitarin e radhës është vërejtur se ai ka tentuar të negociojë me Prokurorinë një pako përfitimi për të, në këmbim të dëshmisë.

Avokati po ashtu kishte thën5 se vërehet se aty dallohet një zyrtar i prokurorisë teksa i sugjeron dëshmitarit mundësi përfitimi në këmbim të dëshmisë.

Të ngjashme