Lajme
Dëshmitarët japin detaje për vrasjen e 42 vjeçarit shqiptar në Gjermani
Demokracia
13:31 | 29 Nëntor 2022

Share:

Autorët e ekzekutimit të 42 vjeçararit shqiptar me plumb në kokë në Gjermani janë parë nga dëshmitarët pranë vendit të krimit.

Dëshmitarët okularë raportuan se menjëherë pas të shtënave, ata panë dy burra të largoheshin nga vendi i ngjarjes në drejtim të Unazës Alter Deutscher.

“Burri i parë ishte i gjatë dhe trup mesatar. Ai kishte veshur një xhaketë të errët dhe një kapele. Burri i dytë ishte gjithashtu me gjatësi normale. Ai kishte veshur një xhaketë të errët me një logo të spikatur në anën e pasme, pantallona të errëta dhe një kapelë të errët”, thanë dëshmitarët.

Dëshmitarët kanë thënë se kanë dëgjuar disa të shtëna dhe më pas kanë pikasur autorët teksa largoheshin./gexpress

VIDEO:
https://www.youtube.com/watch?v=HwAeHxoEjiE

 

Të ngjashme