Lajme
“Dëshmi se Putini është krejtësisht i çmendur”
Demokracia
23:06 | 09 Maj 2022

Share:

Petro Poroshenko, ish-presidenti i Ukrainës, foli për Sky Neës pas paradës së Ditës së Fitores në Moskë, shkruan Demokracia.com

Ai e përshkroi ceremoninë si një “marshim humbjeje”.

“Kjo është një tjetër provë se Vladimir Putin është krejtësisht i çmendur. Ai jeton në një botë absolutisht paralele, një univers tjetër,” tha ai.

Poroshenko më pas iu drejtua drejtpërdrejt Putinit, duke thënë:

“Ky është një vend ukrainas dhe nuk ka të bëjë me ju dhe ne ju urrejmë. Zoti Putin, NATO është për sigurinë e vendeve anëtare dhe ata nuk ju kundërshtojnë, ju jeni ai që po përpiqeni të sulmoni të gjithë, përfshirë vendet e NATO-s”, ka thënë Poroshenko. /Demokracia.com/

Të ngjashme