Sport
Deshi ta “kopjonte” Jorginhon, por ekzekutoi një nga penalltitë më të tmerrshme në histori
Demokracia
17:00 | 03 Janar 2022

Share:

Elliot Simoes, futbollisti që luan te Nancy në Francë ka lënë shumë për të dëshiruar në një penallti të ekzekutuar në Kupën e Francës.

Simoes në ndeshjen kundër Rennes në Kupë ka shpërdoruar një rast ideal për gol nga pika e bardhë e penalltisë.

22-vjeçari gjatë ekzekutimit të penalltisë “kopjoi” stilin e mesfushorit të Chelseat, Jorginhos, por që dështoi keq.

Pamjet e penalltisë tashmë janë shpërndarë gjithandje nëpër rrjetet sociale.

Më poshtë mund ta shihni momentin. /Demokracia.com/

Të ngjashme