Sport
Deschamps i mbyll derën Zidanez: Botrori i Katarit nuk do të jetë i fundit për mua
Demokracia
17:22 | 12 Gusht 2022

Share:

Kontrata i përfundon më 31 dhjetor dhe Zinedine Zidane cilësohet si pasardhësi i tij, por Didier Deschamps nuk ka ndërmend të largohet nga drejtimi i Francës, pasi ka objektiva të tjerë të rëndësishëm për të arritur.

Trajneri synon të fitojë për herë të dytë radhazi Kupën e Botës me “Gjelat” pas suksesit fantastik në Rusi 2018. Kampionët në fuqi të botës janë pjesë e grupit D në Katar 2022 bashkë me Danimarkën, Kanadanë dhe Tunizinë.

Në një prononcim për L’Equipe, Deschamps thekson se ky i fundvitit nuk do të jetë Botërori i fundit për të si trajner. “Një Botëror është momenti më i bukur në jetën futbollistike. Nuk ka asgjë mbi Kupën e Botës, e përsëris me vete se nuk do të jetë i fundit.

E di mirë që do të më duhet të fitoj për të qëndruar gjatë në stolin e Francës, por nuk dua të bind askënd, unë jam këtu për të fituar.

Nuk do të jetë i fundit sepse do të shkoj në një kombëtare tjetër? Shpresoj që pas 4 vitesh të jem ende me kombëtaren franceze në kampionatin e ardhshëm botëror“, deklaroi 53-vjeçari francez. /Demokracia.com

 

Të ngjashme