Lajme
Derivate, telefona, dreka e darka | Sa para shpenzoi ministri Peci me kabinetin e tij për nëntë muaj?
Demokracia
12:56 | 02 Nëntor 2023

Share:

Buxheti për investimet kapitale në nivelin qendror të Kosovës, më të cilin Qeveria i qaset përmirësimit të jetës së qytetarëve nëpërmjet projekteve të ndryshme, ka mbetur pothuajse i paprekshëm që nga miratimi i tij. Kategoritë buxhetore që po ecin sipas parashikimit qeveritar janë vetëm ‘pagat e mëditjet’ dhe ‘mallra e shërbime’. Këto të fundit po ecin mjaft mirë edhe tek Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, e cila drejtohet nga ministri Faton Peci, shkruan Demokracia.com.

Rreth i njëzeti zyrtar është Faton Peci në kabinetit e tij të MBPZHR-së. Përjashtuar pagat e rregullta, 27,380.47 euro janë shpenzimet e luksit në udhëtimet jashtë vendit të bëra nga armata e ekipit të tij për nëntë muaj, janar – shtator 2023. Këtu hyjnë mëditjet, biletat e udhëtimit, akomodimi, drekat zyrtare brenda e jashtë vendit, si dhe disa shpenzime të tjera. Kjo është bërë e ditur nga vetë MPBZHR-ja, e cila ka lejuar qasje për mediumin Demokracia.com në shpenzimet që kanë të bëjnë për këto kategori të ministrit me kabinetin e tij.

Ministri Peci ka shpenzuar më së shumti nga udhëtimet jashtë vendit, fiks 8,592.07 euro. Mentor Tahiri është i dyti me më së shumti shpenzime të udhëtimit për nëntë muaj, ose fiks 5,460.07 euro. I treti është këshilltari tjetër polik, Arjan Bugari, më 2,867.20 euro.

270 euro mbushje për një telefon

Vetëm pesë këshilltarë të Pecit e kanë të lejuar mbushjen e telefonit. 30 euro është maksimumi në muaj që ata mund të shpenzojnë mbushje telefonike dhe po kaq është shuma që kanë shpenzuar vetëm për një muaj. Njëri nga ta ka shpenzuar vetëm për dy muajt e parë. Bëhet fjalë për Enis Osmanin.

Këshilltarët që kanë shpenzuar për 9 muaj nga 270 euro për mbushje telefonike janë Albert Behrami, Arian Bugari, Saranda Stublla.

Ministri më dy zëvendësit shpenzuan 6,189.92 euro karburante

Shpenzimi i karburanteve është i rezervuar vetëm për ministrin Peci dhe dy zëvendësit e tij, Imri Demelezi dhe Lazar Ladurecvic.

Për nëntë muaj, ministri Peci ka shpenzuar karburante në vlerë prej 3,039.00 euro ose rreth 340 euro për një muaj. Radulevic ka shpenzuar 1,696.88 euro dhe Demelezi 1,454.04 euro për nëntë muaj. Të tre kanë shpenzuar 6,189.92 euro. /Demokracia.com/

Të ngjashme