Lajme
Derisa Kosova bën kërkesë absurde për pranimin e pasaportave të skaduara, Gjermania investon edhe 140 mln euro në Serbi
Demokracia
18:06 | 23 Shkurt 2023

Share:

Kompania gjermane “Continental” hapi fabrikën më të madhe në Evropë. Kjo fabrikë u hap në Novi Sad të Serbisë dhe vlera e investimit është mbi 140 milionë euro.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha në ceremoninë e hapjes së “megafabrikës” Continental në Novi Sad tha se është krenar dhe mirënjohës për të gjithë ata që morën pjesë në këtë projekt, transmeton Demokracia.com.

Sipas tij, ekonomia është thelbi i gjithçkaje dhe “se ata nuk do të kishim sukses pa njerëzit e zgjuar në Novi Sad dhe mbështetjen e qeverisë gjermane”.

“Historia po bëhet këtu në Novi Sad. Dua të them se investimet gjermane janë në radhë të parë këtu. Gjermania është partneri ynë i parë tregtar i jashtëm”, ​​tha Vuçiq.

Në këtë fabrikë priten të punësohen rreth 1500 vetë, ndërsa shuma e eksportit të kësaj fabrike deri në vitin 2025 pritet të arrijë në 3 miliardë euro.

Vuçiq po ashtu tha se në fabrikat gjermane në Serbi tani janë të punësuar 79 mijë punëtorë dhe numri i kompanive gjermane është rritur në 124.

Në Serbi gjatë vitit 2022 Gjermania investoj mbi 250 milionë euro, ndërkaq në Kosovë kjo shifër është modeste në krahasim me Serbinë. Vitin e kaluar llogaritet se kompanitë gjermane në Kosovë kanë investuar mbi 20 milionë euro.

Ndërkaq, ekziston edhe një anamoli në raportet ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë e shkaktuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Në vend që Kosova të kërkojë rritjen e investimeve gjermane dhe krijimin e kushteve për investitorë të rinj, Sveçla i pati lutur autoritetet gjermane që t’i pranojë pasaportat e Kosovës me afat të skaduar. Kjo kërkesë absurde, e pa dëgjuar ndonjëherë, ishte bërë pasi që Kosova nuk kishte material për prodhimin e pasaportave. /Demokracia.com/

Të ngjashme