Lajme
Deri në ora 19:00 në Beranë të Malit të Zi votuan mbi 60 përqind e qytetarëve
Demokracia
19:50 | 27 Mars 2022

Share:

Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Mal të Zi ka bërë të ditur se deri në ora 19:00 në qytetin e Beranës të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 60.68 përqind e qytetarëve.

Sipas këtij, komisioni nuk pritet që pjesëmarrja në orën 20:00 të jetë më e lartë se deri në dy ose në tre përqind.

Pos Beranës, zgjedhjet lokale po mbahen edhe në Ulqin, por akoma nuk dihet se sa persona kanë votuar deri në ora 19:00.

20 mijë qytetarë të Malit të Zi kanë pasur të drejtë vote atje gjatë ditës së sotme.

Për ta ushtruar të drejtën e tyre shumë qytetarë kanë udhëtuar edhe nga shtetet e tjera, njofton Klan Kosova.

Për komunën e Ulqinit garojnë pesë lista. Nga ky proces më pasë do të votohet edhe për kryetarin për asamble komunale, shkruan Vijesti.

Të ngjashme