Lajme
Deri në ora 12:00 votuan vetëm 13 për qind e qytetarëve në Preshevë
Demokracia
16:26 | 28 Mars 2021

Share:

Deri në orën 12:00, vetëm 13 për qind e qytetarëve kanë shfrytëzuar të drejtën e votës. Madje, sipas Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) kjo përqindje e votuesve është edhe më e ulët krahasuar me zgjedhjet paraprake.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor, Kenan Kamberi. Ai tha se në orën 17:00 do të dalin me të dhëna të tjera në lidhje me përqindjen e votuesve.

“Deri tash kanë dalë 5210 votues, deri në orën 12:00 kur është bërë raporti i fundit. I bie 13 për qind, por qysh po shihet në terren është dalja duke u rritur, me siguri nga ora 05:00 do të marrim të dhëna të sakta sa kanë dalë. Vendvotimet janë të hapura deri në orën 20:00, deri atëherë nuk dihet sa mund të dalin”, tregon ai.

Kamberi ka bërë të ditur se në bazë të këtyre të dhënave, dalja e qytetarëve për të votuar deri në orën 12:00 është më e ulët se sa në zgjedhjet e kaluara. Për këtë thotë se kanë ndikuar shumë faktorë.

“Një ndryshim që është me zgjedhjet e mëparshme është se në terren ku votojnë nëpër shtëpi pleqtë dhe këta me COVID, numri është shumë i madh. Ndoshta në një vendvotim 50 kërkesa për të votuar”, tha ai.

Sipas tij, nuk ka pasur parregullsi të evidentuara që kanë ndikuar në dëmtimin e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor. Qytetarët e Preshevës do të kenë mundësi të votojnë deri në orën 20:00./Demokracia.com/

Të ngjashme