Deri në orën 11:00 në Kosovë kanë votuar 145 mijë e 650 votues ose 8.30 për qind e numrit të përgjithshëm.
Siç bëri të ditur në një konferencë për media, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, në këto zgjedhje deri në këtë kohë është vërejtur numër më i vogël i votuesve, raporton Demokracia.com.
“Deri në orën 11:00, kanë votuar 8.30 përq ind të votuesve, apo 145.650 votues. Në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 jehona e votuesve deri në orën 11:00 ishte 174 mijë e 669 votues ose 9.64 për qind.”, tha Daka.
Ndërkaq, sipas KQZ-së në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014 deri në orën 11:00 kishin votuar 168 mijë e 616 votues apo 9.46% e votuesve.
Ndryshe, Kosova sot voton në zgjedhjet parlamentare dhe procesi pritet të vazhdojë deri në orën 19:00./Demokracia.com/