Lajme
Deri më 6 shtator pritet të arrijnë 650 mijë vaksina në Kosovë
Demokracia
08:07 | 29 Gusht 2021
Foto Ilustrim

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar gjatë mbledhjes së djeshme të Qeverisë se deri më 6 shtator pritet që në vend të arrijnë 650 mijë vaksina.

Në mbledhjen e qeverisë u miratuan po ashtu edhe masa të reja kundër COVID-19, për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike në Kosovë, shkruan Demokracia.com.

“Deri me 6 shtator presim që t’na arrijnë edhe 650 mijë vaksina. Kemi rritur kapacitetet, ndërsa po shohim që edhe interesimi i qytetarëve për vaksinim po shtohet. Dhe kjo na jep shpresë që krahas respektimit të masave do të mund t’ia dalim së bashku ta fitojmë këtë betejë, e gradualisht edhe luftën kundër pandemisë COVID-19”, ka thënë Kurti.

Kurti tha më tej se që ta zvogëlohet qarkullimi i virusit COVID-19 në variantin Delta, duhet ta zvogëlohet qarkullimi i njerëzve.

“Masat që patëm marrë në prill të këtij viti rezultuan të suksesshme. Jemi të bindur se edhe këto masa që do të marrim sot do të jenë të suksesshme në raport me qëllimin e tyre”, ka thënë ai.

Masat e reja kundër COVID-19 pritet të hyjnë në fuqi të dielën (29.08)./Demokracia.com/

Të ngjashme