Lajme
Dërguti: Veprimet e Qeverisë thërrasin mosbesim – nëse po paralajmërohen masa të reja, kjo do të ndodhë
Demokracia
17:56 | 19 Janar 2025

Share:

Opinionistja Aida Dërguti është shprehur se veprimet e Qeverisë thërrasin mosbesim.

Duke folur për Bashkimin Evropian, Dërguti tha se nga ana e tyre nuk përdoren kërcënimet, por paralajmërimet dhe sipas saj, nëse nëse po paralajmërohen masa të reja, atëherë siç tha ajo, kjo edhe do të ndodhë.

“Veprimet e Qeverisë thërrasin mosbesim, sepse për katër vite përpjekje, ndonëse ka pranuar shumë marrëveshje dhe kompromise të dhimbshme, poashtu janë marrë veshë për sekuencimin, pra për hapat dhe në këtë rast qeveria është duke vepruar tamam si një qeveri populiste, duke kalkuluar gjithmonë në poena politik dhe elektoral”.

“Duke ndërmarrë hapat apo duke bërë zbatimin e atyre që u konevojnë para zgjedhjeve, pra ku duket disi si triumfalist, pa e pasur parasysh që në rast të mosrespektimit, do të thotë edhe kjo është pjesë e marrëveshjes, ai sekuencimi i famshëm, ku do të duhet të ndiqen hapat se duhet të zbatohen në rast të mos respektimit të kësaj marrëveshje, do të ketë pasoja dhe deklarata e BE-së është në linjë me këtë”

“Siç e kemi parë deri më tani, BE-ja nuk përdorë një lloj kërcënimi, por është paralajmërim, saherë që ka thënë edhe kanë ndodhur veprimet, pra nëse po paralajmërohen masa të reja shtesë, kjo edhe do të ndodhë, mendoj që në këtë rast më nuk e shohin as si partner, sepse për të pasur partneritet është si të thuash, kushti i parë ose parakushti të ketë besim të ndjërsjellë në atë që merresh vesh dhe në atë që nuk merresh vesh”, u shpreh tutje Dërguti.

Të ngjashme